Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega në Prizren, të premten ka prezantuar listën e kandidatëve për deputetë.
Nga kjo degë janë propozuar Driton Selmanaj, Anton Quni, Hyre Tejeci, Xhavit Ukaj, Shaban Osmanaj dhe Fadil Kryeziu.
“Prizreni gjithmonë ka dhënë njerëz të urtë, të përgjegjshëm dhe të vendosur, dhe edhe këtë herë kemi listën që na nderon”, thuhet në reagim.
LDK-ja u ka kërkuar qytetarëve mbështetjen për të çuar përpara punët që vlerësohen si të mira dhe për të forcuar besimin në institucionet vendore dhe qendrore.