Partia e Drejtësisë, Dega e Dytë në Prishtinë, në Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor, ka shkarkuar kryetarin e deritanishëm të degës, Jeton Svirca, si dhe kryesinë e saj dhe zgjodhi kryetarin dhe kryesinë e re të degës.
Sipas një njoftimi për shtyp, ky Kuvend është përgjigje ndaj rrjedhave të brëndshme politike muajt e fundit dhe për ta rikthyer normalitetin politik konform Statutit të Partisë.
“Për kryetar të ri të degës u zgjodh ndërmarrësi i njohur, Veton Berisha”, thuhet në njoftim.
“Ne si kryesi e re e sapozgjedhur do të mundohemi t’i dalim zot punës sonë dhe do të mundohemi që të punojmë për rikthimin e dinjitetit të degës sonë dhe të punojmë më shumë mundë për të dalë fitimtarë dhe për ta sjellë PD-në në Prishtinë në vendin e merituar”, tha Berisha, pasi mori besimin.
Në punimet e këtij kuvendi, që u mbajt të shtunën, merrte pjesë dhe kryetari i PD-së, Ferid Agani, dhe strukturat udhëheqëse nga qendra dhe degët e Partisë.
Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, tha se pas përpjekjeve të pasuksesshme për të uzurpuar vullnetin politik të anëtarësisë së PD-së nëpërmjet shkeljes së paskrupullt të statutit të saj, Partia e Drejtësisë po del edhe më e fuqizuar me udhëheqje të reja politike në degë të liruara në tërësi nga hipokrizia dhe mediokriteti politik.
Gjatë punës së tij Kuvendi zgjodhi edhe delegatët për Kuvendin Qendror si dhe anëtarët përfaqësues të degës në Këshillin Drejtues të Partisë.
Ishte ky Kuvendi i i pestë i jashtëzakonshëm zgjedhor i degëve të PD-së në 6 javët e fundit, pas kuvendeve të degëve në Vushtrri, Gjilan, degës së parë në Prishtinë, dhe Kamenicë