Dega e PDK-së në Fushë Kosovë thotë se AAK po i gënjen qytetarët për vende pune

Prishtinë | 31 Gus 2019 | 18:03 | Nga Ekonomia Online

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Fushë Kosovë ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po i gënjen qytetarët për vende pune.

Sipas kësaj dege, ky mashtrim i AAK-së në prag të fushatës zgjedhore është duke dështuar, pasi edhe qytetarët nuk besojnë në premtime të tilla të rrejshme.

“Kjo partiçkë e cila pushtetin dy vjeçar e ka konsumuar duke punësuar familjarë e militantë partiakë me kontrata mbi vepër në dikasteret ku ka udhëhequr, nuk ka krijuar vende pune për qytetarët sikurse as për përkrahësit e vet në Fushë Kosovë”.

“AAK nuk mund të abuzojë më tutje me postet publike, ngase po vjen qeveria me kryeministër Kadri Veselin, e cila do të krijojë mundësi e shanse të barabarta për të gjithë qytetarët, përmes luftës ndaj korrupsionit e nepotizmit, për hapjen e vendeve të reja të punës dhe perspektivës për të rinjtë.
Për më tepër, Dega e AAK-së në Fushë Kosovë ka dy vite që është jashtë funksionit”.

Të ngjashme