Dëgjohen dëshmitarët e aksidentit të “Llaskarcës”

Prishtinë | 31 Tet 2019 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Sot, në Gjykatën Penale në Shkup po vazhdon gjykimi për rastin e aksidentit në Llaskarcë ku mbetën të vdekur 16 udhëtarë.

Për seancën e sotme janë ftuar dëshmitarët okularë. Dëshmitari Lulzim Dalipi i cili ishte i ulur në rendin e pare, tha se shoferi i autobusit të Durmo Turs, tani i akuzuari i gjashtë Manoli Trifunovski në ditën e tragjedisë ka përdorur disa here celularin nga stacioni i autobusëve në Shkup e deri tek pika pagesore në Gllumovë, pas së cilës edhe ndodhi tragjedia e 13 shkurtit ku humbën jetën 16 persona, shkruan Alsat-M.

Sipas dëshmitarëve në momenitn e aksidentit shoferi nuk ka frenuar aspak. Pasojnë edhe 5 dëshmitar të tjerë.

Të prangosur janë sjell nga burgu i Shutkës në gjykatë 6 të akuzuarit në rastin e Llaskarcës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme