Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar deklarimet e pasurive të zyrtarëve të lartë publik të shtetit.
Në mesin e tyre është edhe deputeti i Vetëvendosjes, Avni Dehari.
Dehari në deklarimin e tij të pasurisë ka theksuar se posedon një shtëpi në vlerë 300 mijë euro, shkruan lajmi.net.
Katër banesa që të gjitha në vlerë 200 mijë euro.
Katër garazha në vlerë 24 mijë euro.
Një lokal në vlerë 72 mijë euro.
Që të gjitha këto prona ai i ka deklaruar në pronësi të përbashkët.
Interesante është edhe pjesa e të ardhurave të Deharit.
Ai ka treguar se merr pension nga Zvicra dhe nga Maqedonia në vlerë 8 mijë e 640 euro në vit.
Po ashtu, ai inkason edhe nga qiratë e banesave, një 7200 euro në vit e një 2400 euro në vit.
E Dehari merr edhe pagën nga Kuvendi i Kosovës, të cilën në vit e ka deklaruar 17 mijë e 833 euro.