Dejona Mihali sulmon Hashim Thaçin ditën e protestës: Kërko falje

Prishtinë | 07 Gus 2025 | 19:18 | Nga Ekonomia Online

Dejona Mihali ka sulmuar në ditën e protestës kundër Gjykatës Speciale, Hashim Thaçin ish-Presidentin e Kosovës. 

Ajo duke mar shkas nga themelimi i Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës, ka thënë se ai duhet të kërkojë falje.

Postimi i Dejona Mihalit:

Çdo ditë është një ditë e mirë për të kërkuar një falje të madhe për ata që e miratuan Gjykatën Speciale. 

Çdo ditë është ditë e humbur për këdo që këto 10 vite zgjohet e flen me këtë barrë të madhe mëkati ndaj popullit shqiptar pa kërkuar falje.

Ish Presidenti, ish kryeministri, ish ministrat, ish ministri i drejtësisë, ish deputetët e PDK, LDK e plot prej tyre edhe deputetë aktual. 

Edhe ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, anëtarët e gjykatës kushtetuese që e aprovuan ndryshimin e kushtetutës enkas për Gjykatën Speciale në Hagë. 

Edhe sot është një ditë e mirë për të kërkuar falje. Para 5 ditëve u bënë 10 vite nga dita e votimit dhe e protestës ku munguan të gjithë ata që e votuan dhe e dëmtuan kaq rëndë vendin.

UÇK po gjykohet padrejtësisht në Hagë nga dora e ngritur e atyre që sot nuk kanë kurajo të kërkojnë as falje.

Të ngjashme