Shkencëtarët janë “pothuajse të sigurt” se temperaturat mesatare nga viti 2010 deri më 2019 përbëjnë dekadën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë.
Shifrat paraprake, të publikuara nga Organizata Botërore e Meteorologjisë, sugjerojnë se ky vit do të jetë viti i dytë ose i tretë më i ngrohti në histori.
Nëse ky ritëm vazhdon, periudha 2015-2019 do të përfundojë si periudha më e nxehtë pesëvjeçare.
Kjo nxehtësi “e jashtëzakonshme” globale është nxitur nga emetimet e gazrave serë, tha Organizata Botërore e Meteorologjisë.
Sipas raporteve të ndryshme, shumë pjesë të botës përjetuan nivele të pazakonta të ngrohtësisë këtë vit.
Amerika e Jugut, Evropa, Afrika, Azia dhe Oqeania ishin më të ngrohta se zakonisht, ndërsa shumë pjesë të Amerikës së Veriut ishin më të ftohta se zakonisht.
Dy valë të mëdha të nxehtësisë e goditën Evropën në qershor dhe korrik të këtij viti.
Më 28 qershor, Franca shënoi rekord të ri kombëtar prej 46 gradësh Celsius.