Dekani i Fakultetit të Filologjisë në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Shkelqim Millaku, të mërkurën ka pritur në takim Komandantin për ndërlidhje ushtarako-civile(CIMIC) të KFOR-it turk në Prizren, Huseyin Ayvaci. Dekani Millaku e njoftoi komandantin turk për të arriturat, sfidat dhe projektet për të ardhmen në Fakultetin e Filologjisë në UPZ.
Ai e falënderoi për mbështetjen që i kanë dhënë UPZ-së dhe shtetit të Kosovës KFOR-i turk, ambasada dhe shteti i Turqisë. Dekani Millaku u shpreh mirëpritës për bashkëpunimin dhe mbështetjen e KFOR-it turk në projektet e ardhshme që ka ky fakultetit sidomos formimit të laboratorit të gjuhëve.
Nga ana tjetër, komandanti Huseyin Ayvaci, e falënderoi dekanin për mikpritjen dhe u shpreh i gatshëm për mbështetjen e këtij fakulteti në kuadër të projekteve që kanë në Kosovë.