Distria Krasniqi ishte fantastike dje derisa e fitoi medaljen e artë në xhudo në kategorinë deri në 48 kilogramë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Kështu, ‘Disi’ i solli Kosovës medaljen e dytë të artë olimpike, pas asaj të Majlinda Kelmendi në vitin 2016.
Deklarata e saj pas triumfit të madh u zgjodh si thënia më e mire e ditës, shkruan Gazeta Express.
“Kjo është medalja e dytë olimpike në histori të Kosovës. Është e dyta e artë radhazi në sportin e njëjtë: xhudo. Ka rëndësi të madhe për mua dhe shpresoj se do të jetë inspirim për fëmijët, por gjithashtu shpresoj se kjo s’do të jetë medalje e vetme në Tokyo. Shpresoj se do të sjellim në shtëpi më shumë medalje. Unë isha mundësia e parë dhe e shfrytëzova, por nuk jam e vetmaj që jam gati. Ka më shumë shansa në ditët e ardhshme” – kishte deklaruar Distria Krasniqi.