Deklarata e errët e ish-presidentit rus: Samiti i NATO afron Luftën e Tretë Botërore

Prishtinë | 12 Kor 2023 | 08:23 | Nga Ekonomia Online

Vijojnë të jetë të errëta parashikimet dhe deklarimet e ish-presidentit rus, Dmitry Medvedev, i cili aktualisht mban detyrën e zv.presidentit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Medvedev zgjodhi të komentonte dhe samitin e NATO që po mbahet në Vilnius, duke thënë se ai nuk po bën gjë tjetër, përveçse po afron Luftën e Tretë Botërore.

“Perëndimi është çmendur totalisht. Nuk mund të bënte ndryshe. Parashikueshmëria në nivele ekstreme, deri në idiotësi. Lufta e Tretë Botërore po afrohet”, u shpreh Medvedev.

Më tej, ish-presidenti deklaroi se operacioni ushtarak do të vijojë me të njëjtin objektiv që synon të ndalojë grupin nazist të Kievit të bëhet pjesë e NATO.

Në ditën e parë të samitit të NATO, krerët e Aleancës u dakorduan për thjeshtëzimin e procesit të pranimit të Ukrainës, duke e anashkaluar Planin e Veprimit të Anëtarësimit.

Por presidenti Zelensky u shpreh i zemëruar me aleancën ushtarake duke thënë se është absurde që vendit të tij nuk i është përcaktuar një afat kohor për marrjen e një ftese për anëtarësim.

Të ngjashme