Deklarata e Klosit – çoroditje dhe ripërtypje e tezave serbe!

Prishtinë | 06 Tet 2025 | 13:22 | Nga Melazim Koci

“Askush nuk e kishte ne plan çlirimin e Kosovës. Ata luftonin qe Kosova te fitonte, të paktën, ato te drejta qe i kishte pasur ne kohen e Titos”!

Kjo është deklarate e këtyre ditëve e Fatos Klosit, ish kryetar i SHISH-it dhe person qe mban statusin e veteranit te UCK-se.

Në një kohe kur Kosova vazhdon te përballet me sfida serioze politike dhe diplomatike ne raport me Serbinë, deklarata te tilla nuk janë vetëm te papërgjegjshme – ato janë thellësisht të dëmshme.

Po te ndiqej logjika e Klosit, atëherë del se shqiptaret e Kosovës nuk paskan luftuar për pavarësi/shtetësi, por thjesht për disa te “drejta te mohuara” – dhe pavarësia iu paskesh imponuar nga Perendimi. Ky interpretim nuk është origjinal. Është një version i zbutur i tezes se njohur serbe se Kosova eshte nje krijese e SHBA-ve, në kuadër te konfliktit gjeopolitik me Serbinë/Rusinë – dhe jo rezultat fillimisht i nje levizje clirimtare dhe popullore te shqiptareve.

Mjerisht, kjo nuk eshte hera e pare qe nga Tirana artikulohen qasje te tilla qe relativizojne sakrificen dhe vullnetin e popullit te Kosoves.

Te tilla narrativa nuk i shërbejnë as të vërtetës historike, as unitetit kombetar dhe aq me pak interesave te Kosoves ne betejen e saj per konsolidim shteteror dhe nderkombetar.

Kosova nuk ka nevoje per “ligjerime” nga politikane aktual apo ish – zyrtare te Shqiperise, qe duan te rishkruajne historine sipas nje logjike te coroditur qe perkon me shume me pikepamjet e Beogradit dhe aspak me realitetin qe e njeh gjithe bota perendimore.

Deklaratat si kjo e Fatos Klosit jane dhurate per Serbine – dhe Beogradi do te jete mirenjohes, per jete e mot.

Të ngjashme