Deklarata e Pavarësisë nga Kuvendi i Kosovës, është nisur për në 7 qendrat kryesore të vendit, raporton Ekonomia Online.
Në Prishtinë Deklarata është vendosur në sheshin “Nënë Tereza”.
Deklarata do të dërgohet edhe në Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjilan, Gjakovë dhe Ferizaj.
Nisja e Deklaratave përcillet në mënyrë ceremoniale nga Garda Shtetërore.
Shoqërimi deri në komunat respektive do të kryhet nga një patrullë e Policisë së Kosovës dhe nga një zyrtar përgjegjës i secilës komunë, i cili do të jetë përgjegjës për vendosjen e Deklaratës së Pavarësisë në sheshin kryesor të qytetit.
Për shënimin e kësaj dite me 16 dhe 17 shkurt janë parashikuar një varg aktivitetesh.
Më pas bëhet vendosja e punimeve artistike “Simbolet e Pavarësisë” në sheshin “Skënderbeu”.Kurse në sheshin “Adem Jashari” bëhet hapja e Panairit të produkteve vendëse.
Në të gjitha rrethet kryesore te kryeqytetit do të vendoset flamuri shtetëror.
Kurse më 17 shkurt në ora 08:00 do të mbahet mbledhja festive e Qeverisë. Kurse në ora 08:30 bëhet ngritja solemne e Flamurit të Republikës së Kosovës.
Në ora 08:45 vendosjen kurora lulesh te shtatorja e ish Presidentit, Dr. Ibrahim Rugova.
Në ora 09:45 vendosen kurora nga Presidenti, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe Gjenerallejtënant Rrahman Rama në kompleksin memorial “Adem Jashari”.
Për në ora 10:45 është planifikuar mbajtja e seancë solemne për nder të 11-vjetorit të pavarësisë.
Për në ora 12:20 është paralajmëruar parakalimi i Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovë, raporton EO.
Një koncert për paralajmëruar për në orën 20:00.