Deklarata e publikuar e Naim Murselit në Prokurori, vjen reagimi nga familja e Liridona Ademajt

Prishtinë | 27 Jan 2024 | 07:46 | Nga Ekonomia Online

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, ka thënë se nuk e komentojnë përmbajtjen e deklarimeve të të dyshuarve para hetuesve.

Megjithatë, ai ka thënë se janë të kënaqur me mënyrën se si prokurorja ka organizuar intervistimin dhe se kanë besim të plotë në të

Drejtësia duhet dhe do të triumfojë, për Liridonën tonë dhe për të gjitha gratë dhe vajzat e vrara.” – ka shkruar tutje.

Postim i plotë:

Përshëndetje,

këtë javë prokurorja e rastit sëbashku me hetuesit kanë intervistuar të dyshuarit për vrasjen e Liridonës tonë. Ashtu siç parashihet me ligj, ne si familje kemi marrë pjesë në intervistim përmes avokatit tonë.

Për të respektuar në plotni sekretin hetimor dhe proceduren penale, ne nuk do të komentojmë përmbajtjen e deklarimeve.

Mirëpo, duam ta përmendim që jemi të kënaqur me mënyrën se si prokurorja ka organizuar intervistimin e tyre dhe kemi besim të plotë në të.

Drejtësia duhet dhe do të triumfojë, për Liridonën tonë dhe për të gjitha gratë dhe vajzat e vrara.

Me respekt,

Familja Ademaj

Të ngjashme