Deklaratat që i dhanë jehonë botës më 2017

Prishtinë | 02 Jan 2018 | 09:37 | Nga

Pak ditë pasi kemi hyrë në vitin 2018, do të rikujtojmë përmes këtij materiali deklaratat kyçe të cilat e kanë karakterizuar vitin që tashmë e kemi lënë pas.
JANAR

Drejtori për Inteligjencë Kombëtare, James Clapper, duke folur më 10 janar gjatë një seance dëgjimore në Uashington të mbajtur nga Komiteti i Senatit për Inteligjencë rreth aktiviteteve të inteligjencës ruse.

“Jemi të bindur se presidenti rus, Vladimir Putin ka udhëruar organizimin e një fushate me qëllim të ndikimit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara”.

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka dhënë fjalimin e tij lamtumirës në Çikago më 10 janar, duke thënë se është duke lënë kombin më të fortë, mirëpo me ndarje të thella të cilat duhet të tejkalohen “për t’u siguruar që mbetemi fuqia dominuse në botë në të ardhmen”.

Presidenti Barack Obama përshëndetë turmën pas fjalimit të tij lamtumirës. 10 janar, 2017

“Kuptojeni, demokracia nuk kërkon uniformitet. Themeluesit tanë kanë argumentuar, janë grindur, mirëpo prapë kanë bërë kompromis dhe presin që edhe ne ta bëjmë të njëjtën gjë. Mirëpo, ata e kanë ditur se demokracia kërkon një sens bazik të solidaritetit, ideja që pavarësisht dallimeve tonë të jashtme, ne ngrihemi dhe biem si një. Ka pasur momente në historinë tonë të cilat kanë kërcënuar atë solidaritet. Fillimi i këtij shekulli ka qenë një prej atyre momenteve. Një botë duke u zvogëluar, rritje e pabarazisë, ndryshime demografike dhe spektri i terrorizmit, këto forca jo vetëm që kanë testuar sigurinë dhe prosperitetin tonë, mirëpo janë duke testuar demokracinë po ashtu. Andaj mënyra se si do të përballemi me këto sfida do të përcaktojë aftësinë tonë për të edukuar fëmijët tanë, në krijimin e punës së mirë dhe mbrojtjes së vendin tonë”.

Presidenti amerikan, Donald Trump, më 20 janar në fjalimin e tij të parë si president, pas ceremonisë së betimit në Uashington.

Presidenti i zgjedhur, Donald Trump arrin në ceremoninë e inaugurimit të tij si presidenti i 45-të i SHBA-së. 20 janar, 2017

“20 janari i vitit 2017 do të kujtohet si dita kur njerëzit do të bëhen udhëheqësit e kombit përsëri. Burrat dhe gratë e harruara të shtetit nuk do të mbeten më në harresë”.

SHKURT

Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Michael Flynn duke folur më 1 shkurt para gazetarëve në Uashington rreth testimit të një rakete balistike nga Irani.

“Që nga sot, ne edhe zyrtarisht jemi duke vëzhguar Iranin”.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilhan Aliyev duke folur në një takim në Këshillin e Sigurisë në Baku, ka emëruar gruan e tij, Mehriban Aliyeva, nënpresidente, post i ri, i cili e vendos atë në pozitën e parë për të marrë postin në rast se presidenti vdes.

“Sot unë e kam dekretuar, nënpresidente të Azerbajxhanit”.

MARS

Aktivisti rus kundërkorrupsionit dhe kandidati për president, Aleksei Navalny duke folur përmes një video të publikuar më 26 mars nga Moska, derisa kishin nisur marshet për të cilat kishte bërë thirrje në disa qytete ruse.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e gjithë kësaj, sepse ne shohim se njerëzit kanë dalur në rrugë kundër korrupsionit, aty ku nuk janë janë zhvilluar protesta për dekada, sepse tani njerëzit janë të mërzitur nga kjo situatë. Të gjithë tani e kuptojnë se korrupsioni do të thotë varfëri. Të dyja janë e njëjta gjë. Kemi dalur në rrugë kundër korrupsionit dhe vetëm jemi duke protestuar për një jetë më të mirë”.

PRILL

Zëdhënësi i Komitetit Kombëtar kundër terrorizmit në Rusi, Andrei Przhezdomsky, duke folur më 3 prill nga Moska rreth situatës së sigurisë, pas një shpërthimi në një sistem të metrosë në Shën Petersburg, Rusi.

“Një pajisje shpërthyese e krijuar në kushte të shtëpisë është identifikuar dhe deaktivizuar në kohën e duhur në një stacion metroje në Shën Petersburg. Pajisja ishte krijuar në mënyrë profesionale. Forcat speciale dhe zyrtarët e rendit janë duke vazhduar monitorimin për situata të jashtëzakonshme dhe marrjen e masave, ashtu që të parandalohet ndonjë sulm i mundshëm terrorist”.

Policia ruse qëndron para hyrjes së stacionit të metrosë Technological institute në Shën Petersburg. 3 prill, 2017

Kryeministri suedez, Stefan Lofven, duke folur më 7 prill para gazetarëve në Skene, pasi një furgon është përplasur me një market të mbushur me njerëz në Stokholm. Më vonë një person me kombësi uzbeke është akuzuar për kryerjen e sulmit në të cilin kanë vdekur pesë persona.

“Suedia është sulmuar, gjithçka na bën të mendojmë se ky ishte një sulm terrorist. Qeveria është e informuar gjatë gjithë kohës, ndërsa ne jemi duke marrë informacione të vazhdueshme. Qeveria është duke bërë gjithçka për të mbështetur autoritetet, të cilat janë duke punuar tani. Tani i bëjmë thirrje publikut që të jetë vigjilent dhe të dëgjojë informacionet policore”.

MAJ

Presidenti francez, Emmanuel Macron duke folur më 7 maj, derisa u është drejtuar mbështetësve të tij jashtë Muzeut të Luvrit në Paris, pas fitores në zgjedhjet presidenciale.

Presidenti i zgjedhur i Francës, Emmanuel Macron. 7 maj, 2017

“Ata (duke iu referuar kandidates të së djathtës ekstreme dhe njëherësh mbështetësve të rivales së tij, Marine Le Pen) kanë shfaqur zemërim, tronditje. Unë i respektoj ata. Mirëpo, do të bëj gjithçka që mundem në pesë vitet e ardhshme, në mënyrë që askush të mos ketë arsye për të votuar ekstremët”.

Presidenti amerikan, Donald Trump duke folur më 10 maj para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë rreth vendimit të tij për të shkarkuar James Comey nga detyra e drejtorit të FBI-së.

Gazetarët: Pse e keni shkarkuar drejtorin e FBI-së Comey?

Trump: Sepse ai nuk ishte duke bërë një punë të mirë, shumë thjesht. Ai nuk ishte duke bërë një punë të mirë.

Presidenti Iranian, Hassan Rohani duke folur më 20 maj në një adresim televiziv nga Teherani, pas fitores së tij në zgjedhjet presidenciale të 19 majit.

“Dje ju (populli iranian) keni refuzuar thirrrjen e atyre që kërkuan të na kthejnë në të kaluarën apo që kërkuan të na mbajnë në pozitën e njëjtë, duke na ndihmuar të vazhdojmë përpara”.

QERSHOR

Presidenti amerikan, Donald Trump duke folur më 1 qershor në Shtëpinë e Bardhë derisa ka njoftuar për vendimin e tij për të larguar Shtetet e Bashkuara nga Marrëveshja për Klimën, e njohur ndryshe edhe si Marrëveshja e Parisit, e cila është e nënshkruar nga 180 kombe më 2015.

“Në mënyrë që të përmbushë detyrën time për të mbrojtur Amerikën dhe qytetarët e saj, Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, mirëpo do të nisin negociatat për t’iu bashkuar kësaj marrëveshje apo një pakti të ri, i cili do të jetë i drejtë për Shtetet e Bashkuara, bizneset, punëtorët, popullinë dhe taksapaguesit e saj”.

Ministri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, Adel al-Jubeir, duke folur më 6 qershor para gazetarëve në Paris për vendimin e 5 qershorit të Arabisë Saudite, Egjiptit, Emirateve të Bashkuara dhe Bahreinit për të shkëputur të gjitha lidhjet më Katarin, duke e akuzuar për mbështetje të terrorizmit.

“Ne duam ta shohim Katarin teksai i zbaton premtimet që i ka bërë disa vite më parë, sa i përket mbështetjes për grupet ekstremiste, mediave armiqësore, dhe ndikimit në çështjet e shteteve të tjera. Andaj ne kemi marrë këtë hap me dhimbje të madhe në mënyë që të sigurohemi se Katari të kuptojë se këto politika janë të papranueshme dhe duhet t’i ndryshojnë patjetër”.

Kryeministrja britanike, Theresa May duke folur më 9 korrik, para zyrës së saj në Downing Street, pasi partia e saj ka shënuar fitore në zgjedhjet parlamentare më 8 korrik.

“Kjo Qeveri do të drejtojë shtetin në bisedimet kyçe për Brexit të cilat nisin në vetëm 10 ditë, bazuar në vullnetin e popullit britanik për të larguar Mbretërinë e Bashkuar nga Bashkimi Evropian”.

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko duke folur më 10 korrik në Kiev gjatë një ceremonie me ç’rast Ukraina i bashkohej vendeve të regjimit pa viza në vendet e Bashkimit Evropian. Vendimi ka hyrë në fuqi më 11 korik.

“Dhe më në fund mund të themi: Sot e nisim numërimin mbrapsht. Një numërim i ndryshimeve të pakkthyeshme. Kjo është ‘lamtumirë’ për Perandorinë Ruse dhe fjalët ‘sërish në BRSS’ do të dëgjohen vetëm derisa jemi duke dëgjuar The Beatles. Ne nuk do të kthehemi më kurrë në Bashkimin Sovjetik sepse ne krenarë dhe komb i lirë demokratik, do të kthehemi në familjen e kombeve evropiane. Dhe jam shumë krenar kur them se ia dolëm”.

KORRIK

Ish-presidenti gjeorgjian dhe ish-guvernatori i rajonit Odesa, Mikheil Saakashvili, duke deklaruar përmes një videoje më 26 korrik nga Nju Jorku se presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, i ka hequr shtetësinë ukrainase.

“Ndihem si ukrainas i thjeshtë. Sot ata po tentojnë të më trajtojnë në mënyrën e njëjtë sikur prokurorët që trajtojnë ukrainasit, të cilët pështyjnë në të drejtat e tyre”.

“Unë kam jetuar në Ukrainë për më shumë se 12 vite dhe kam qenë pjesë e tri revolucioneve. Unë kam vetëm një shtetësi, atë të Ukrainës dhe ata nuk do t’ia dalin që ta marrin atë nga unë. Tani ata po kërkojnë të më detyrojnë që me forcë të kërkojë statusin e refugjatit. Mirëpo kjo nuk do të ndodhë. Unë do të kërkoj të drejtën time ligjore për t’u rikthyer në Ukrainë dhe do të kthehem në Ukrainë”.

Presidenti rus, Vladimir Putin duke folur në një intervistë për televizionin shtetëror Rossia 1 në Moskë, rreth hapave që mund të merren si hakmarrje ndaj sanksioneve të Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë dhe dëbimit të stafit diplomatik rusë nga SHBA-ja.

“Duke shikuar nga pikëpamja e punës në zyrën diplomatike kjo masë do të ndihet padyshim sepse më shumë se 1000 punëtorë amerikanë, së bashku stafi diplomatik dhe ai mbështetës kanë punuar dhe janë duke punuar ende në Rusi”.

“Rreth 755 prej tyre duhet ta ndalojnë aktivitetin e tyre në Federatën Ruse. Do të vërehet ndjeshëm”.

GUSHT

Presidenti i përkohshëm i Pakistanit, kryeministri, Shahid Khaqan Abbasi, gjatë një deklarate më 2 gusht në qytetin Murre, pas një takimi me paraardhësin e tij Nawaz Sharif, i cili ka dhënë dorëheqje, pasi Gjykata Supreme ka udhëruar largimin e tij nga zyra.

“Kemi ardhur sot në Murre për ta takuar Nawaz Sharif. Fillimisht ai ka falënderuar të gjithë anëtarët e partisë Liga Myslimane e Pakistanit, për qëndrimin e tyre të përbashkët dhe rregullimin e procesit demokratik që ishte thyer në këtë shtet, për rregullimin e këtij procesi brenda katër ditësh dhe me një shumicë të konsiderueshme në Parlament”.

SHTATOR

Kryeministri i rajonit kurd të Irakut, Nechirvan Barzani, në kryeqytetin e këtij territori, Irbil, gjatë një konference për media më 25 shtator, dita në të cilën në mënyrë të njëanshme u shpall referendumi për pavarësinë e kurdëve të Irakut, u shpreh:

“Natyrisht, për rajonin tonë të Kurdistanit në Irak, vota e sotme në referendumin për pavarësi nuk do të thotë se do ta shpallim pavarësinë e Kurdistanit ditën tjetër. Po ashtu, nuk do të thotë demarkimi i kufijve të Kurdistanit. Të dy këto çështje janë shumë të rëndësishme dhe të gjithë fqinjtë tanë dhe Bagdadi duhet ta kuptojnë këtë gjë. Ne duam t’i tregojmë botës se çfarë dëshiron populli ynë. Të tregojmë se dëshirojmë pavarësi në mënyrë demokratike, përmes dialogut dhe negociatave me Bagdadin”.

TETOR

Carles Puigdemont, presidenti i Katalonjës, rajonit autonom të Spanjës, duke folur më 1 tetor përmes një deklatate për media në Barcelonë, pas deklarimit të njëanshëm të referendumit për këtë rajon, i referohet policisë spanjolle për goditjen e turmës që ka penguar policinë për t’iu afruar qendrave të votimit.

“Në këtë ditë të shpresës dhe vuajtjes, qytetarët e Katalonjës kanë fituar të drejtën për të pasur një shtet të pavarur në formën e Republikës. Për këtë gjë, Qeveria ime në pak ditë do të dëgojë rezultatet e votimit të sotëm në parlamentin e Katalonjës, vendin ku gjendet sovraniteti i popullit tonë dhe mund të veprojmë duke u bazuar në ligjin katalan”.

NËNTOR

Zëvendëskomisioneri për Inteligjencë dhe Kundërterrorizëm në Departamentin e Policisë së Nju Jorkut, John Miller, duke folur më 1 nëntor në një konferecë për media në Nju Jork, pas një sulmi me furgon më 31 tetor në të cilin kanë vdekur tetë persona dhe 12 të tjerë janë plagosur:

“I dyshuari është identifikuar si Sayfullo Saipov, 29 vjeçar, banor i përhershëm i Shteteve të Bashkuara, i cili ka ardhur nga Uzbekistani më 2010”.

Avokati holandez, Alphons Orie, gjyqtar në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës për krime në ish-Jugosllavi, më 22 nëntor ka lexuar vendimin për ish-komandantin ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, gjatë një seance gjyqësore në Hagë, duke dënar Mlladiqin me burgim të përjetshëm.

“Dhoma e gjen të pafajshëm Ratko Mlladiq për akuzën 1- gjenocid dhe fajtor për akuzën

3-persekutim, krim kundër njerëzimit

4- shfarosje, krim kundër njerëzimit

5- vrasje, krim kundër njerëzimit

6- vrasje, shkelje e ligjit apo kushteve të luftës

7-dëbim, krim kundër njerëzimit

8-akt johuman për transferimit të dhunshëm

9-terror

10-sulme ndaj civilëve

11- marrje e pengjeve.

Në caktimin e dënimit të merituar, dhoma ka marrë për bazë pikat për të cilat Mlladiqi është shpallur i fajshëm”.

“Për kryerjen e këtyre krimeve, dhoma e dënon Zotin Ratko Mlladiq me burgim të përjetshëm”.

Ish-komandanti i forcave kroate të Bosnjës, Slobodan Praljak, gjatë një seance në Tribunalin e Hagës për krime në ish-Jugosllavi, ka vdekur pasi ka helmuar veten me substancën cianid, derisa gjykata i shqiptonte dënimin prej 20 vitesh burgim.

“Gjyqtar, Slobodan Praljak, nuk është kriminel i luftës. Me përbuzje, e kundërshtoj vendimin tuaj”.

“Ajo çfarë sapo kam pirë ishte helm”, pati thënë Praljak.

DHJETOR

Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Thomas Bach, duke folur më 5 dhjetor gjatë një konference në Lozanë të Zvicrës, ka njoftuar se Rusisë i është ndaluar pjësëmarrja në Lojërat Olimpike Dimerore të vitit 2018, pas supozimeve se shteti ka sponsoruar dopingun.

“Komiteti Olimpik i Rusisë është sPresidenti i Komitetit Olimpik, Thomas Bach. 5 dhjetor, 2017uspenduar me efekt të menjëhershëm. Atletët individualë rusë do të jenë të gjendje të jenë pjesë nën kushte strikte. Atletët do të marrin pjesë sipas emrit ‘Atletët olimpikë nga Rusia’”.

Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë një takimi në një fabrikë me disa punëtorë në Nizhny Novgorod, ka njoftuar se do të garojë në zgjedhjet presidenciale të marsit 2018 në Rusi.

“Do të shtyjë përpara kandidaturën time për president të Federatës Ruse”.

Putin ka folur gjatë po të njëjtës ditë për fushatën ushtarake të Rusisë në Siri.

Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu, ka raportuar se operacionet ushtarake në lindje dhe perëndim të Eufratit janë të pastruara nga terroristët. “Natyrisht se ende mund të ketë pika të nxehta të rezistencës, mirëpo do ta them prapë, kemi shënuar fitore kundër terroristëve”, ka thënë Shoigu.

Kryeministri irakian, Haider al-Abadi, më 9 dhjetor u është adresuar ushtarëve iranianë në Ministrinë e Mbrojtjes irakiane në Bagdad, duke deklaruar fitoren kundër grupit militant, Shteti Islamik, pas fushatës trivjeçare.

“I njoftojmë njerëzit tanë dhe gjithë botën se heronjtë tanë kanë nën kontroll bastionet e militantëve të grupit militant, Shteti Islamik, ka pastruar vendet nga militantët dhe ka ngritur flamurin irakian në këto territore. Flamuri irakian sot valon lart në gjithë territorin e Irakut”.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/deklaratat-qe-i-dhane-jehone-botes-me-2017-481730/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme