Zëvendëskryeministri i Qeverisë në largim, Haki Abazi, ka komentuar zgjedhjen e 27 anëtarëve në bordet e Ndërmarrjeve publike.
Sipas tij, vetëm 4 prej tyre janë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai i ka arsyetuar këto emërime me një fakt të çuditshëm se asnjëri prej tyre se kanë mbiemrin Kurti, Abazi apo Konjufca.
“Në duam të ndërprejmë vjedhjen, ne duam të ndërprejmë gjakderdhjen. Ne duhet ta ndërprejmë shkatërrimin, degradimin dhe vjedhjen e ndërmarrjeve publike. Asnjëri prej tyre nuk e ka as Abazi as Kurti as Konjufca. Nëse ndonjëri do të bëj keqpërdorim të pozitës, unë do të jem i pari që do të them se duhet të dënohet për atë që ka bërë”, ka thënë ai në TV Dukagjini.