Pas Autoritetit të Aviacionit Civil, edhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka dal me sqarim për vizitën e Ministrit të Infrastrukturës, Arban Abrashit.
Zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara ka thënë se vizita e Abrashit është bërë më 5 nëntor dhe jo më 10, ashtu sikurse njoftohej në faqen e Autoritetit të Aviacionit Civil.
“Ju njoftojmë se vizita zyrtare e Ministrit Arban Abrashi ne ANP ‘Adem Jashari’, është bërë me datë 05 Nëntor 2020”, ka shkruar Gara në Facebook.
Ndryshe, për Abrashin dje u tha se ka marrë pjesë në aktivitete i infektuar dhe se e ka shkelur masën e vetëizolimit.