Deklarohet i pafajshëm i akuzuari për rrahjen e të dëmtuarit se nuk pranoi të pinte një pije me të

Prishtinë | 28 Mar 2024 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Në seancën fillestare të së enjtës, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, i akuzuari Goran Saviq është deklaruar i pafajshëm për akuzën se ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor.

Në këtë rast, i akuzuari Goran Saviq po akuzohet për vepërn penale “Lëndim i rëndë trupor”.


Deklarimin rreth fajësisë, i akuzuari e bëri pasi aktakuza u konstatua e lëxuar nga prokurorja Ajtene Zoni.

“Nuk e ndjej vetën fajtor”, tha i akuzuari Savic, raportoi “Betimi për Drejtësi”.

Paraprakisht, të akuzuarit nga gjykatësja e rastit Qëndresa Tahiri iu lexuan të drejtat e tij, pasojat dhe benefitet e pranimit të fajësisë në shqyrtimin fillestar.

Pasi i akuzuari u deklarua i pafajshëm, gjykatësja Tahiri e njoftoi se në afat prej 30 ditësh, ka të drejtë të paraqesë kundërshtimin e provave të caktuara në aktakuzë apo kërkesën për hedhjen e aktakuzës.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Mitrovicë më 30 nëntor 2021 ka ngritur aktakuzë kundër Goran Saviq, me arsyetimin se më 3 prill 2019, rreth orës 20:30, në kafenenë “Adut”, në Leposaviq, duke qenë në dijeni të veprimeve të tij, derisa ka qenë në kafene e kishte thirrur tani të dëmtuarin S.V, i cili ishte ulur në tavolinën ngjitur dhe nuk kishte pranuar për të pirë një pije me të pandehurin.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Saviq ka qenë i revoltuar pasi i dëmtuari nuk kishte pranuar për të pirë një pije me të, dhe i njejti i është afruar tavolinës ku ishte ulur tani i dëmtuari V., dhe e kishte goditur me grusht në fytyrë, ku si pasojë i dëmtuari kishte rënë nga karriga dhe e kishte goditur koken pas murit dhe i kishte humbur ndjenjat, ndërsa i pandehuri kishte vazhduar që ta godas edhe më tej derisa e kishin penguar mysafirët tjerë në kafene, ku i dëmtuari S.V., kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

Me këto veprime, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” nga neni 189 paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të ngjashme