Deklarohet i pafajshëm Shkumbin Sekiraqa, i akuzuar për tentim vrasje në Prishtinë

Prishtinë | 10 Sht 2024 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Tashmë ka nisur seanca fillestare ndaj Shkumbin Sekiraqës, i akuzuar për tentim vrasje, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje.

Shkumbin Sekiraqa pas leximit te aktakuzës është deklaruar i pafajshëm për të tri veprat penale që ngarkohet të shkaktuara në mars të këtij viti.

Në këtë rast është edhe një i akuzuar tjetër, e që me kërkesë të avokatit gjyqtari ka kërkuar nga mediat që të mos i përmendet emri por të jetë vetëm me inicialet.

I pafajshëm është deklaruar edhe i akuzuari tjetër me inicialet M.N., i cili akuzohet për dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale.

Shkumbin Sekiraqa, djali i Salih Sekiraqës, është një nga personat e dyshuar në përplasjet e fundit midis grupeve “Capat” e “Sekiraqët”.

Ndaj Shkumbin Sekiraqës, prokuroria ngriti aktakuzë për këtë ngjarje vetëm 4 ditë para rastit të fundit të përleshjes, e që sipas aktakuzës së siguruar nga televizioni Dukagjini, gjendet në paraburgim nga 3 qershori 2024.

Të ngjashme