Del e pavërtetë lajmi se Messi do t’i dorëzojë “Topin e Artë” fituesit të këtij viti

Prishtinë | 13 Tet 2026 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Na ndajnë edhe 2 javë nga ceremonia e “Topit të Artë” të këtij viti.

Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë herë do të zhvillohet në kryeqytetin britanik, Londër e jo në Paris siç ishte zhvilluar nga viti 2018.

Flitej se 8-herë fituesi dhe një nga të nominuarit, Lionel Messi do t’i dorëzonte fituesit çmimin më të rëndësishëm individual.

Mirëpo kjo nuk doli të ishte e vërtetë, teksa nuk është konfirmuar ende as pjesëmarrja e tij në këtë ceremoni.

Kujtojmë se ceremonia e “Topit të Artë”, do të mbahet në datën 26 tetor.

Të ngjashme