Del edhe lista e plotë e kandidatëve për deputetë nga AAK-ja

Prishtinë | 07 Dhj 2025 | 19:29 | Nga Ekonomia Online

Ramush Haradinaj ka publikuar listën e plotë të kandidatëve të AAK-së për deputetë.

Kjo parti do të kandidojë me gjithsej 110 kandidatë, të prirë nga vetë Haradinaj.

“Kam nderin t’ju konfirmoj kandidaturat për deputet për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025. Kosova sot ka nevojë për njerëz që i qëndrojnë vendit në krah, në çdo rrethanë. Ashtu siç edhe qytetari i Kosovës ka nevojë për përfaqësues të guximshëm dhe të pakompromis në mbrojtje të interesit publik”, shkruan Haradinaj në Facebook.

“Sa i përket radhitjes në listë, në bazë të vendimit të Këshillit Drejtues, 1/3 të kandidatëve u janë vendosur numrat duke pasur si kriter votën nga zgjedhjet e kaluara parlamentare, ndërsa për 2/3 te kandidatëve në listë është tërhequr shorti”.

Të ngjashme