Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, ka folur për hetimin pasi ka vizituar në spital gjyqtarin e rrahur turk, Halil Umut Meler, i cili ka pasur rastin të bisedojë në telefon me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Nga ana tjetër, kryemjeku i spitalit ku mjekohej Meler dha të dhëna për gjendjen e gjyqtarit të sulmuar. Përveç kësaj, është publikuar edhe fotografia e parë e Halil Umut Melerit nga spitali dhe Presidenti Erdogan e ka telefonuar atë me telefon dhe i ka uruar shërim të shpejtë.
“Ajo që ndodhi mbrëmë pas ndeshjes Ankaragucu – Caykur Rizespor është vërtet një trishtim i madh për ne, për vendin tonë, për komunitetin tonë të futbollit. Ne dënojmë të gjitha format e dhunës. Dhuna ndaj gjyqtarit tonë Halil Umut Meler pas ndeshjes shkaktoi një reagim nga të gjithë ne. E dënoj ashpër”.- tha ai.