Del në shitje Mercedes-Benz AMG CLK GTR i 1998-ës

Prishtinë | 01 Gus 2018 | 10:23 | Nga

Në shtëpinë e ankandit “RM Sotheby’s” ka fundi i muajit gusht në Monterey, Kaliforni, do të mbahet ankandi në të cilin do të shitet modeli i vitit 1998 – Mercedes-Benz AMG CLK GTR me numër të karrocerisë 9.

Në total janë të prodhuar 25 modele të tilla (20 në version Coupe dhe 5 në version Roadster), ndërsa ky që tani do të shitet ka të kaluara vetëm 1,440 kilometra dhe sipas vlerësimeve të tanishme pritet të shitet mes 4.25 deri 5.25 milionë dollarë, transmeton Koha.net.

Mercedes-Benz AMG CLK GTR ka motorin, i cili është i vendosur në qendër të veturës, 6.9-litër V12 me kapacitet prej 604 kuajfuqi, në kombinim me marshin prej 6 shpejtësive si dhe sistemin e tërheqjes vetëm në rrotat e pasme. Po ashtu, thuhet se ky model shpejtësinë maksimale e arrin deri në 344 kilometra në orë.

Pronari i parë i saj ishte nga Gjermania dhe në vitin 2005 ajo i është shitur një blerësi nga Hong Kongu, ndërsa në prill të këtij viti ky model ka përfunduar në SHBA.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme