Të mërkurën në Pejë është arrestuar një person pasi dyshohet se ka marrë barna në një barnatore dhe nuk i ka paguar
Rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës në rrugën “Adem Jashari” në Pejë, ku i dyshuari kishte hyrë në një barnatore dhe kishte kërkuar disa lloje të barnave.
Pasi i janë ofruar barnat i dyshuari pa e bërë pagesën kishte marrë barnat dhe ishte larguar nga barnatorja.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor dhe është dërguar në mbajtje.