Një prishtinas ia ka pa sherrin vetes, kur doli për të shëtit në parkun e Gërmisë të Prishtinës, të premten pasdite.
Atë e grabitën tre persona në pikë të ditës, duke e lënë pa 200 euro sa kishte me vete dhe një orë.
Në raportin e policisë thuhet se viktima ishte kërcënuar rreth orës 15:15 nga grabitësit dhe me forcë i janë “grabitur 200 euro dhe një orë dore”.
“Nuk raportohet për të lënduar, rasti është duke u hetuar”, shkruan në raportin e policisë dërguar medieve.