Del pjesa e tretë e aferës Kusari – në bisedën me Simiqin ajo flet ashpër për Haradinajn dhe e ofendon Ismailin

Prishtinë | 12 Kor 2023 | 17:24 | Nga Ekonomia Online

Është publikuar video-përgjimi i tretë – pjesë e të cilit është shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe Sllavko Simiq i Listës Serbe.

Në videon më poshtë mund të kuptoni pse Kusari-Lila i ankohet Simiqit për Ramush Haradinaj dhe pse e ofendon Uran Ismailin, si dhe çka thotë për ushtarin e UÇK’së dhe të plagosurin në luftë.

Këto incizime janë bërë në qershor të vitit të kaluar, por përgjimi i parë dhe i dytë janë publikuar pardje dhe dje nga Nacionale.

Biseda ndërmjet Kusari-Lilës e Slavko Simiqit është bërë në zyrën e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

Në hyrje të bisedës, në përgjimin e parë Slavko Simiq ia përmend Kusari-Lilës një bisedë që kjo e fundit e ka bërë me Milan Radojiçiqin. Njeriu në listën e zezë të Amerikës, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe i dyshuar për rastin Brezovica.

Në bisedë, Simiç i thotë Kusari-Lilës, “ti e di që unë të kam lidhur me Millanin, keni biseduar rreth 30-40 minuta për gjetjen e ndonjë zgjidhje”, Kusari-Lila i thotë se “dy tre minuta”.

Pas kësaj, Simiç thotë se “një herë kemi biseduar më gjatë, ku kemi folur për energjinë në veri, a e mban mend. Kemi provuar të gjejmë zgjidhje dhe të ndërtojmë raport partnerësh dhe disa vendime që i marrim bashkë me të, nuk mundet të ndikojë as Vuçiq”.

Të ngjashme