Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka mbështetur iniciativën e Shoqërisë Civile në Kosovë, #AsUne. Fushata #AsUne nuk do të votoj për kandidatë të korruptuar kishte nisur menjëherë pasi u njoftua për datën e zgjedhjeve.
Demokracia në Veprim kishte lansuar këtë fushatë me qëllim të vetëdijesimit të votuesve, që me votën e tyre të mos ua japin edhe një mundësi, kandidatëve që nuk i përfaqësojnë denjësisht. Tani një fotografi e ambasadorit Delawie me #AsUne është publikuar në rrjetet sociale.
Kjo fushatë është përkrahur edhe nga ambasadori i Britanisë të Madhe, Ruairi O’Connell.