Delawie – institucioneve të drejtësisë: Ndryshimi kërkon përkushtim

Prishtinë | 25 Sht 2018 | 12:09 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë që të kenë vizion për një të ardhme më të largët, duke shtuar se ndryshimi i vërtetë kërkon përkushtim nga të gjithë, raporton Ekonomia Online.

Delawie në konferencën “Drejtësia 2020”, ku u prezantua plani i përbashkët nga ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, së bashku me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor, Nehat Idrizi, dhe kryesuesin e Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj, ka vlerësuar se lansimi i këtij plani përbën një instrument të rëndësishëm për trajtimin e problemeve me të cilat përballet sistemi i drejtësisë.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruari O’Conoll dhe Cezary Michalczuck, shef i Sektorit të Sundimit të Ligjit në Zyrën e BE-së në Kosovë, përderisa për Delawien ishte ngjarja e fundit në mandatin e tij si ambasador në Kosovë, raporton EO.

“Sot tri institucionet kryesore kanë ndërmarrur një hap të rëndësishëm për të trajtuar problemet e sistemit të drejtësisë. I nxisë këto institucione që të kenë një vizion për të ardhmen e sistemit të drejtësisë”.

“Ndryshimi njëmend kërkon përkushtim të njëmend. Më vjen mirë që kam rastin të mbështesë projektin drejtësia 2020. Ambasada vazhdon të jetë aq e përkushtuar për në sundimin e ligjit në Kosovë”.

 

Të ngjashme