Ambasadori i amerikan, Greg Delawie, në hollin e Kuvendit është shprehur i zhgënjyer me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Delaëie ka thënë se njerëzit që nuk kanë as nj ide i janë kthye dhunës për të përmbushur qëllimet e tyre, raporton Ekonomia Online.
Kjo sipas tij, nuk duhet që të ndodhë në një shtet evropian, siç është Kosovës.
“… dita e sotme ka qenë zhgënjim për mua, njerëzit që nuk kanë as një ide i janë kthyer dhunës për të përmbushur qëllimet e tyre”.
“Kjo nuk duhet të ndodh nën nj shtet evropian. Kjo ditë kam respekt për të gjithë deputetet që përdorin mjetet demokratike për të arritur qëllimet”.
“Kam respekt për policët dhe stafin. Të gjithë deputetët të kthehen në sallë dhe të votojnë për marrëveshjen. Kjo është votë për Evropën, kjo është votë për progres në Kosovë”.