Ambasadori amerikan, Greg Delawie ka thënë se ratifkimi i Marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit em Malin e Zi është më afër se kurrë.
Ai në një postim në llogarinë e tij në Twitter i ka bërë thirrje deputetëve që ta ratifikojnë këtë ujdi.
“Puna e madhe rreth kushteve të partive e ka sjellë Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi më afër se kurrë ratifikimit. Deputetë, është koha që t’i afroheni vijës së fundit këtë javë”, ka shkruar diplomati amerikan.