Ambasadori i SHBA-së, Greg Delawie edhe një herë ka theksuar se shndërrimi i FSK-së në ushtri duhet të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese dhe me një proces gjithëpërfshirës.
Ai ka thënë se asnjëra palë nuk duhet të ketë veto sa i përket Ushtrisë dhe se në këtë proces duhet të përfshihen të gjithë qytetarët, raporton Ekonomia Online.
“Qysh prej fillimit ne me presidentin dhe Kosovën ne përkrahim transformimin FSK-së. Jam krenar me atë çka Kosova dhe SHBA kanë arritur për FSK-në. Edhe presidenti Thaçi ma ka thënë që partneritetit dhe mbështetja e SHBA është thelbësore për këtë proces”.
”Ne jemi të pajtimit që Kosova duhet të ketë aftësi legjitime për ta mbrojtur veten para se të merret parasysh largimi i KFOR-it. SHBA dhe NATO kanë pritje që transformimi i FSK të bëhet nga një proces i përmes ndryshimeve kushtetuese. Një çështje e tillë duhet të jetë një temë e një debati publik sepse qytetarët e kanë të drejt të japin mendimin tyre sepse kështu do të duhej të dukej demokracia”.
“Nuk e pranoj që ky proces është i dështuar ashtu siç mendojnë disa aktualisht. I ftojmë të gjithë udhëheqësit e zgjedhur se është koha që të gjithë qytetarët të jenë pjesë e këtij procesi dhe them që një palë nuk duhet të ketë veto. SHBA janë të gatshme që të punojnë plotësisht që ta bëjnë këtë realitet”.
Këto komente Delawie i bëri në Konferencën me temë, “Forca e Sigurisë së Kosovës: Perspektivat e së Ardhmes të organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit”.