Ajo ishte e pranishme dje në Moskë për të parë ndeshjen e radhës të Kampionatit Botëror.
Fjala është për modelen Ruby Mae, e cila njihet si e dashura e futbollistit të njohur të kombëtares së Anglisë, Dele Alli.
Me një pamje tërheqëse nga tribunat e stadiumit Spartak në Moskë, modelja 23-vjeçare tregoi mbështetjen e saj për Anglinë duke veshur fanellën e kombëtares së saj.
Anglia e cila doli fituese të luajë me Suedinë në çerekfinale, ndërsa ekipi humbës u kthyen në shtëpi.
Ruby dukej mjaft tërheqëse e veshur me një këmishë të bukur të kombinuar me xhinse të shkurtra.
Ajo ishte kombinuar mjaft bukur edhe me disa aksesorë ari në dorë dhe një orë të zezë, ndërkohë që syzet ishin detaji përmbyllës që e bënin atë të dukej edhe më atraktive.
Ruby besohet të jetë takuar me mesfushorin Dele kur ishte 22 vjeçe, teksa si çift bënë debutimin e tyre të parë në Kampionatin Evropian të vitit 2016.
Karriera e Ruby është po aq mbresëlënëse sa ajo e futbollistit, kjo pasi modelja 23-vjeçare ka qenë imazhi i brendeve të famshme si “Dolce & Gabbana” dhe “Chanel”.
Ajo është e ndjekur nga plot 48.600 ndjekës në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.
Duket se Dele Alli ndjehej më “i fuqishëm” në fushën e gjelbër, me motivimin që merrte nga e dashura e tij mjat simpatike nga tribunat.