Delegacioni i lartë i BQK-së në takim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel

Prishtinë | 28 Shk 2024 | 08:48 | Nga Ekonomia Online

Delegacioni i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) i përbërë nga Guvernatori,
Z. Ahmet Ismaili dhe Zëvendësguvernatori, Z. Dardan Fusha është pritur në takim nga Shefi i
Misionit, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Belgjikë, Luksemburg dhe Bashkim
Evropian, Z. Agron Bajrami dhe Ambasadori i Republikës së Kosovës për marrëdhënie me
NATO-n, Z. Astrit Zemaj, ku është biseduar për aktualitetet në sistemin financiar të vendit.

Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe lidhur me aktivitetet e BQK-së në kuadër të projektit
të BE-së për Modernizimin e Sistemit të Pagesave të gjashtë vendeve të Ballkanit
Perëndimor, përkatësisht anëtarësimit në Zonën e Vetme të Pagesave të BE-së, çështjen e
përpjekjeve për Kartonin e Gjelbër si dhe adresimin e çështjeve që lidhen me plafromat
globale të pagesave.

Gjithashtu, u njoftua lidhur me avancimin e kornizës ligjore dhe rregullative sipas direktivave
të BE-së dhe standardeve me të larta ndërkombëtare.

Ambasadori Bajrami shprehu mbështetjen e tij për të kontribuuar në proceset e rëndësishme
integruese dhe përafrim të legjislacionit me Bashkimin Evropian.

Të ngjashme