Delegacioni rus ka mbërritur në Bjellorusi për rundin e dytë të bisedimeve me Ukrainën, ka bërë të ditur kreu i delegacionit nga Rusia, Vladimir Medinsky për “Rusia 24”.
Ai, gjithashtu tha se delegacioni ukrainas është larguar nga Kievi dhe është rrugës për në Bjellorusi.
“Shërbimet speciale bjelloruse sigurojnë plotësisht sigurinë në Bjellorusi dhe ushtria jonë [ruse] ka siguruar një kalim të sigurt për lëvizjen e tyre [delegacioni ukrainas] përmes Ukrainës,” tha Medinsky, teksa falënderoi Bjellorusin si vend pritës për bisedime, shkruan CNN.
Delegacionet nga Ukraina dhe Rusia për situatën në Ukrainë do të përfaqësohen nga të njëjtët anëtarë si gjatë rundit të parë, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA.