Delfinët kanë dhuruar spektakël për turistët në Karaburun, pranë shpellës së “Haxhi Alisë”.
Delfinët duket se kanë mirëpritur praninë e pushuesve si dhe i kanë ururar mirëseardhjen duke ofruar një spektakël me kërcime në ujërat e detit Jon para turistëve që ishin duke lundruar me anije drejt Karaburunit.
Kryeministri Edi Rama ka uruar mirëmëngjes me pamje nga spektakli i delfinëve në Karaburun.
“Mirëmëngjes dhe me spektaklin e pazakontë që këta delfinë kanë dhuruar dje në brigjet e Karaburunit, ju uroj një muaj sa më të mbarë”, shprehet Rama, njofton ATSH.
Nuk është hera e parë që delfinët dhurojnë spektakël në ujërat shqiptare.
I shpallur në vitin 2010 Park Kombëtar Detar, Karaburun-Sazani është i vetmi park detar kombëtar i Shqipërisë. Parku ofron atraksione të shumta natyrore, kulturore, historike dhe turistike. Tani zona mund të vizitohet nëpërmjet udhëtimeve ditore që zhvillojnë operatorët turistikë që nisen nga porti i Vlorës.