Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, po akuzon ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu, se po i jep zë krimit përmes heshtjes së saj mbi raportimet e përfshirjes së ambasadorit Martin Berishaj në një skandal shpërlarje parash.
“Tash e disa ditë heshtje nga ajo për skandalin e pushtetit në emër të së cilit qeverisë. Duke heshtur për megaskandalin që përfshin ambasadorin tonë në Kroaci, i cili mes tjerash, ka bërë vepër penale duke fshehur pasurinë e deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion, Ministrja po i jep zë krimit”, shkruan Deliu në Facebook.
Prandaj, Deliu thotë se Haxhiu duhet të mbajë qëndrim politik nëse ambasadori Berishaj duhet shkarkuar apo jo.
Reagimi i saj i plotë:
Ministrja e Drejtësisë, nuk ka rast të mundshëm që nuk e përdor e keqpërdor për të krijuar idenë e një mbrojtjëse të drejtësisë; duke na treguar përkushtim për rend e ligj, për luftë kundër korrupsionit, për transparencë e llogaridhënie.
Tash e disa ditë heshtje nga ajo për skandalin e pushtetit në emër të së cilit qeverisë. Duke heshtur për megaskandalin që përfshin ambasadorin tonë në Kroaci, i cili mes tjerash, ka bërë vepër penale duke fshehur pasurinë e deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion, Ministrja po i jep zë krimit.
Prandaj, ministrja e Drejtësisë duhet të mbajë qëndrim publik lidhur me rastin; për hetimin e pasurisë së tij, për dyshimin e përfshirjes në shpëlarje parash e përfitim nga “mafia serbe e energjetikës.
Duhet të mbajë qëndrim politik edhe nëse Ambasadori Berishaj duhet të shkarkohet apo vazhdojë punën sikur asgjë s’ka ndodhur?!
E për t’ju dhënë përgjigjie shumë pyetje, komisioni hetimor do të themelohet, me ose pa vullnetin e mazhorancës.
Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, akuzohet nga disa media në Lubjanë se është i përfshirë në një skandal për shpëlarje parash në Slloveni. Presidenca e ka ftuar për sqarime në Kosovë ambasadorin, por vetëm pasi paraprakisht presidentja Vjosa Osmani ka thënë se i beson versionit shfajësues që Berishaj e ka dhënë në Facebook