Deliu: Fajësonte të tjerët, por po del që Qeveria paska pasur mundësi t’i paguajë punëtorët e RTK-së

Prishtinë | 27 Nën 2025 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka thënë se Qeveria në detyrë fajësonte të tjerët, por po del që paska pasur gjithë kohën mundësi t’i paguajë punëtorët e RTK-së.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se RTK u përdor si vegël për betejat të ulta politike.

Postimi i plotë:

Fajësonte të tjerët, por po del që Qeveria në detyrë paska pasur gjithë kohën mundësi t’i paguajë punëtorët e RTK-së. Në ndërkohë, punëtorët u lanë pa paga, u maltretuan, u turpëruan publikisht, dhe familjet e tyre u detyruan të jetojnë pa të ardhura minimale. Kjo nuk është thjesht papërgjegjësi, është abuzim i pastër me pushtetin.

RTK u përdor si vegël për betejat të ulta politike dhe për lojën e pafund të fajsimeve për bllokadën institucionale. Keq, shumë keq!

Të ngjashme