Deputetet e PDK-së sot janë bërë bashkë për të shijuar kafenë në qytet.
Është Blerta Deliu ajo që e ka publikuar fotografinë në Instagram, ku shihet me Eliza Hoxhën, Ariana Musliu Shoshin dhe Ganimete Musliun, të cilës edhe i uroi mirëseardhje.
“Mirë se vjen përsëri në mesin tonë, Gane. Na ke munguar shumë ne, Kuvendit dhe të gjithë qytetarëve. Tash e tutje vetëm kështu – të buzëqeshura :)”, shkroi ajo.
Kujtojmë se deputetja Musliu para disa muajsh kishte udhëtuar për në Gjermani për t’u trajtuar lidhur me një problem shëndetësor.