Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, thotë se ministrja e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla ka kërkuar që në marrëveshjen me Serbinë të respektohet kushtetutshmëria e Serbisë, e cila Kosovën e konsideron pjesë integrale të territorit të saj.
Ajo këtë deklaratë e quan tradhti.
“Me këtë deklaratë të Ministres së Jashtme të Republikës së Kosovës bëhet i qartë qëllimi i kësaj Qeverie për të përmbushur kërkesën e atyre që nuk e njohin shtetin e Kosovës dhe të cilët angazhohen për një marrëveshje që krijon një Asociacion me pushtet ekzekutiv për komunat serbe duke mos e obliguar Serbinë të njoh pavarësinë e Kosovës”, shkruan ajo në Facebook.
“Qëndrimi qeveritar për një marrëveshje me Serbinë brenda kornizës kushtetuese të Serbisë është alarm për reagim të shpejtë nga të gjithë faktorët politik e publik në Kosovë”, shtoi tutje ajo.
“Kjo, assesi nuk guxon të kalojë në heshtje”, tha ajo.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se sa i përket bisedimeve me Serbinë duhet të arrihet marrëveshje që nuk cenon kushtetuetshmërinë dhe sovranitetin e asnjërës palë