Kandidatja për deputete nga PDK, Blerta Deliu-Kodra, tha se qytetarët e Skënderajt dhe Drenicës nuk duhet të bien pre e skenarëve të rrezikshëm të Albin Kurtit.
Ajo tha se Kurti sonte provokoi në Skënderaj dhe se, sipas saj, e gjithë Kosova duhet të ketë kujdes ndaj shfaqjeve teatrale të Kurtit.
Deliu-Kodra kërkoi sqarim nga Kurti se pse iu nevojit Njësia Speciale në Skënderaj kur atë nuk e kishte dikur në Podujevë e nuk e pati as dje në veri të Mitrovicës.
Postimi i plotë:
Qytetarët e Skënderajit dhe të Drenicës, nuk duhet të bien pre e skenarëve të rrezikshëm të Albin Kurtit, ku ai luan rolin jetësor: manipulimin.
Politikani që ngriti veten duke mos kursyer askë dhe asgjë, sonte provokoi tension në Skënderaj.
Drenica por edhe e gjithë Kosova, duhet të ketë kujdes ndaj shfaqjeve teatrale të politikanit që ka nevojë ta ushqejë vazhdimisht makinën e tij propagandistike, pa kursyer asgjë dhe askë.
Albin Kurti duhet ta sqarojë pse iu nevojit Njësia Speciale në Skënderaj? Pse nuk e kishte atë dikur në Podujevë? Pse nuk e pati dje në veri të Mitrovicës?