Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga PDK, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se institucionet kanë pasur informacione se 26 vjeçari Agon Musliu që humbi jetën tragjikisht ka pasur problem me shëndetin.
“Një ditë para se ai të vinte në Kosovë, Ambasada e Kosovës në Berlin ka pasur informacione. Këtu kemi të bëjmë me papërgjegjësi të institucioneve”, ka thënë Deliu, njofton Klan Kosova.
“Assesi askush nuk po thotë se kjo ka qenë e paramenduar, por për neglizhencën dikush duhet të marrë përgjegjësi. Është e pakuptimtë deklarata Ministrit Vitia kur thotë se po e mendoj dorëheqjen. Me zbardhjen e rastit merren institucionet e drejtësisë. Është papërgjegjësi. Shteti është dashur t’i ofrojë mbrojtje”.
“Ka dëshmi se i ndjeri ka pasë raport shëndetësor, ka pasë tentativa që të kthehet si rast specifik dhe i ndjeri ka merituar trajtim specifik”.
Deliu në Info Magazine ka thënë se rasti i humbjes së jetës së Astrit Deharit vite më parë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren dallon me këtë të Agon Musliut.
“Na vjen keq edhe për humbjen e jetës së Deharit. Përgjegjësi institucionale duhet të ketë”.