Deliu-Kodra e quan Osmanin “përçarëse” pasi presidentja e thumboi indirekt Thaçin

Prishtinë | 15 Dhj 2022 | 13:18 | Nga Ekonomia Online

Blerta Deliu-Kodra, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka kritikuar ashpër presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në lidhje me deklaratën rreth ish-presidentit, Hashim Thaçit.

Osmani gjatë fjalimit vjetor në Kuvendin e Kosovës ka deklaruar se “Koha e tregtarëve të kufijve ka perënduar”.

Për këtë, Deliu e ka cilësuar Osmanin si “përçarëse”.

Sipas Deliut Thaçi do ta fitojë betejën ndaj Serbisë dhe Rusisë, por thotë se do të triumfojë edhe ndaj liderëve institucional të Kosovës që i cilëson si “vogëlsira”.

“Në mungesë të sukseseve presidentja përçarëse Vjosa Osmani po mundohet t’i mbuloi dështimet duke vazhduar shpifjet për Presidentin Thaçi, i cili, në Hagë, po ballafaqohet me fabrikimet e Serbisë dhe Rusisë”.

“Presidenti Thaçi dhe të tjerët do të dalin fitimtarë në këtë betejë me Serbinë dhe Rusinë, por edhe me vogëlsinë e disa liderëve institucional të Kosovës”, ka shkruar Deliu në Facebook.

Të ngjashme