Deliu-Kodra krah Hovenierit: Raporti me ShBA-në është bekim

Prishtinë | 27 Mar 2024 | 12:48 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka ndarë një fotografi, krah ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Poshtë imazhit të postuar në Instagram, ajo shkroi se raporti me ShBA-në është bekim.

“Raporti me ShBA-të është bekim dhe vlerë të cilën ne e kemi obligim kombëtar ta ruajmë dhe ta mirëmbajmë. Ambasadori Hovenier, faleminderit për angazhimin tuaj në ruajtjen dhe fuqizimin e këtij raporti”, shkroi ajo.

Të ngjashme