Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se kryefjala e raporti të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe “Freedom House” është korrupsioni serioz qeveritarë, raporton Ekonomia Online.
Në seancën e sotme parlamentare, gjatë deklarimit jashtë rendit të ditës, ajo ka thënë se raportet në fjalë flasin se një e treta e Qeverisë janë nën hetime për korrupsion.
“Gjatë kemi folur për shumë sfida të cilat i adreson raporti i Departamentit të Shtetit dhe raporti i Freedom House, përshirë këtu edhe nivelin e lartë të korrupsionin që është kryefjala. Pjesë e korrupsionit serioz qeveritar janë 5 ministra, janë dy zëvendësministra në hetime për veprën penale të cilat lidhen me korrupsionin, duke përfshirë këtu edhe ministren Rozeta Hajdari dhe zëvendësministren Liza Gashi të cilat akuzohen për mos deklarim të pasurisë. Pra, një e tret e Qeverisë së Kosovës është nën hetime dhe kjo flet për nivelin e rëndë që sot është Qeveria Kurti”, ka thënë Deliu-Kodra.
Ajo ka bërë me dije se për këto afera ka folur gjatë edhe opozita.
“Të gjetura kanë qenë të pritshme, sepse gjatë kemi folur për aferat e Martin Berishajt, aferën korruptive në KEK, aferën me rezerva shtetërore, kontrata sekrete, kontrate njëburimore që kapin vlerën mbi 200 milionë euro dhe aferën me ambalazhuesit e ujit”, ka thënë ajo.