Deliu-Kodra: Kurti po i bën dëme të pariparueshme shtetit – reagon Konjufca

Prishtinë | 27 Tet 2023 | 12:00 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për shkaktim të “dëmit të pariparueshëm” të funksionimit të shtetit të Kosovës pas pranimit të draftit të planit të BE-së.

Deliu-Kodra, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se Qeveria Kurti e hoqi njohjen reciproke në dialogun me Serbinë.

“Pse kaq shumë jo transparencë? Prej kujt po fshihet kryeministri? Prej qytetarëve të Kosovës? Mesazhi është i qartë, sepse politika jonë e jashtme përveçse se ka përmbysur paradigmën se nuk merremi vesh me Serbinë për asgjë, derisa të merremi vesh për gjithçka, kryeministri Kurti i ka bërë dëm të pariparushëm funksionimit të shtetit të Kosovës përmes pranimit të këtij drafti, sepse njohja reciproke nuk është askund”.

“Këtë nuk e përmend kryeministri. Ai e përmend Asociacionin, përmend draftin, përmend statutin, por jo njohjen de-jure të Kosovës. Kjo ka ndodhur me qeverinë e Albin Kurtit: Nga njohja reciproke në qendër, ne kemi pranim të një autonomie të serbëve të Kosovës”.

Ndaj deklarimit të Deliu-Kodrës reagoi kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili tha se ky fjalim i deputetes së PDK-së “e legjitimon mospjesëmarrjen e mazhorancës”.

Të ngjashme