Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, në një intervistë në T7 ka thënë se Kurti po e vazhdon zvarritjen e procesit të themelimit të institucioneve.
Ajo ka thënë se sot Kurti e ka vendosur një shantazh të ri ndaj opozitës, duke kushtëzuar votimin e nënkryetarëve të Kuvendit me votat për Presidentin.