Edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar për mosftesën e Kosovës në Samitin e Demokracive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përmes, një postimi në profilin e saj në Facebook, Deliu-Kodra ka shkruar se kjo mosftesë do të dëmtojë edhe imazhin dhe argumentin lobues për njohje.
Postimi i saj i plotë:
Pëveç faktit që demonstron hapur raportin e cenuar të kësaj Qeverie me Shtetet e Bashkuara, mosftesa në Samitin e Demokracive, të organizuar nga Presidenti Biden, do të dëmtojë edhe imazhin dhe argumentin lobues për njohje. Garanca amerikane në botë, se Kosova po zhvillohet në një shtet demokratik, ka qenë argumenti më i fuqishëm i diplomacisë kosovare në kërkimin të njohje të reja. Mos dërgimi i ftesës në Samitin e Demokracive shpreh, në mënyrë implicite, dyshimin amerikan për orientimin politik dhe strategjik të Kosovës. Kjo konsekuencë e prodhuar nga Qeveria, për më tepër, do të ushqejë aspirimet e politikave dhe vendeve anti-perëndimore të shtrijnë ndikimin e tyre në Kosovë.
Kujtojmë se në dy Qeveritë Kurti, nga dy administratat, SHBA në mënyrë të drejtpërdrejtë ka sanksionuar Kosovën. Në Qeverinë “Kurti1” me bllokimin e fondeve të MCC-së dhe tani me mosftesën në Samitin e aleatëve amerikan.