Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se në luftën kundër pandemisë duhet të bashkohen të gjithë dhe jo ta politizojnë atë.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar ka thënë se politizimi i kësaj çështje dekurajon qytetarët.
Postimi i plotë i saj:
Pandemia është një betejë shëndetësore që na takon të gjithëve ta luftojmë dhe nuk do të duhej ta degjenerojmë në një konfrontim të ulët politik. Politizimi i skajshëm me pandeminë për kalkulime ditore vetëm sa dekurajon qytetarët në përballjen me COVID-19.
Shqetësim i yni duhet të jetë kërcënimi i shëndetit të qytetarëve dhe jo përdorimi i tyre për qerim hesapesh politike.