Deliu-Kodra: Të kthehet rendi kushtetues, të thirret seanca

Prishtinë | 12 Gus 2026 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka bërë thirrje për kthimin e rendit kushtetues në Republikën e Kosovës dhe për vazhdimin e punimeve të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Deliu-Kodra tha se PDK-ja do të vazhdojë përpjekjet e saj politike dhe institucionale për të garantuar funksionimin e institucioneve, duke kërkuar që të thirret seanca plenare dhe të bëhet konstituimi i Kuvendit.

“Partia Demokrate e Kosovës, siç e kemi thënë, tash e sa kohë do të vazhdojë që të bëjë përpjekjet e saj për ta kthyer rendin kushtetues në Republikën e Kosovës. Nuk mund të ketë normalitet në shtetin e Kosovës nga ata të cilët, ndonëse i obligon rregullorja e Kushtetuta e aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, nuk e bëjnë atë që sot është domosdoshmëri. E sot domosdoshmëri është që të thirret seanca e Kuvendit të Kosovës, që të konstituohet Kuvendi e të mos vazhdojmë me lojëra dhe me uh zhvillime të cilat i pamë edhe sot”, ka thënë ajo.

Sipas saj, nuk mund të ketë normalitet institucional përderisa nuk zbatohen obligimet që dalin nga Rregullorja e Punës së Kuvendit, Kushtetuta dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Po e them, Partia Demokrate e Kosovës do të jetë përditë në Kuvend, do të jemi edhe sot brenda Kuvendit për të bërë thirrje — dhe po e përsëris, po i bëjmë edhe sot nga kjo foltore e Kuvendit thirrje kryesuesit të seancës plenare, zotit Avni Dehari — që ta thërrasë seancën plenare siç e obligon rregullorja e punës së Kuvendit.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës është bërë me mund, gjak edhe sakrificë. Është cenuar me me ilin e shtetit dhe Partia Demokrate e Kosovës përsërit thirrjen e kthimit të rendit kushtetues që sot është domosdoshmëria kryesore. Nuk do t’i ndalim veprimet demokratike, institucionale, ligjore që duhet t’i ketë një përfaqësues i zgjedhur i qytetarëve të Kosovës për ta kthyer këtë vend në normalitet.

Pra, thirrja jonë është që të kthehet rendi kushtetues dhe t’i kthehemi punimeve të Kuvendit. Asgjë më të rëndësishme sot nuk ka se në kthimin e rendit kushtetues. Prandaj, po e përsëris, ne po e mbyllim këtu sot, por do të vazhdojmë të jemi në Kuvendin e Kosovës dhe nuk do t’i ndalim veprimet tona politike, institucionale, demokratike, por edhe veprimet e tjera për ta ruajtur rendin kushtetues të të Republikës”, ka shtuar ajo.

Të ngjashme