Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra u ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë Projektligjin për vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky ligj duhet të votohet pavarësisht presioneve.
“Uroj që deputetët të gjejnë forcën sot, përkundër presionit, ta njohin ligjërisht vlerën më sublime të popullit tonë”, ka shkuar Deliu-Kodra.