Deliu-Kodra “thumbon” Haxhiun: Hipokrizi të përkujtosh Kushtetutën e Kaçanikut dhe ta mbash shtetin në krizë

Prishtinë | 07 Sht 2026 | 11:12 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e ka thumbuar ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e cila sot ka përkujtuar Kushtetutën e Kaçanikut.

Ajo veprimin e Haxhiut e ka vlerësuar si hipokrizi.

Në profilin e saj në Facebook, Deliu-Kodra ka shkruar se Haxhiu po flet Kushtetutën e Kaçanikut , ndërsa po e mban peng shtetin e Kosovës.

“Sa hipokrizi: ta përkujtosh Kushtetutën e Kaçanikut, të flasësh për guximin e delegatëve dhe për themelet e Republikës, ndërsa sot ta mbash shtetin në krizë duke shpërfillur Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Delegatët e Kaçanikut e sfiduan Serbinë për ta themeluar Republikën; sot po sfidohet Kushtetuta vetëm për ta ruajtur pushtetin!”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme